Transmetuar më 10-07-2020, 20:07

Një aksident i rëndë rrugor i ka marrë jetën një të riu pasditen e sotme, në vendin tonë.

Një 25 vjeçar raportohet se ka humbur jetën në aksidentin e ndodhur, në aksin rrugor Librazhd-Prrenjas.

Aksidenti me pasojë vdekjen e 25-vjeçarit në Prenjas ka ndodhur pak çaste më parë.

Mësohet se nga përplasja me makinën  25-vjeçari me iniciale M.K, ka ndërruar jetë në vend, duke mos marrë dot as ndihmën e parë.

Viktima ka qenë duke ecur në trotuar kur është përplasur nga makina, që drejtohej nga shtetasi me iniciale A.H, 28-vjeç, por mbeten të paqarta rrethanat sesi doli makina nga rruga.

Policia shkoi menjëherë në vendin e ngjarjes dhe u vu në ndjekje të makinës, që u largua pas aksidentit.

Shoferi i automjetit me iniciale A.H, është arrestuar dhe është shoqëruar në Komisariatin e Policisë, teksa po kryhen hetimet paraprake.

/NOA.al