Transmetuar më 10-07-2020, 20:26
Foto ilustruese

Policia dha detaje lidhur me aksidentin tragjik, që ndodhi sot në aksin Librazhd, Prrenjas, ku bumbi jetën një 25-vjeçar.

Makina që e ka aksidentuar të riun për vdekje, ka ikur nga vendi i ngjarjes, por pas ndjekjes nga policia shoferi është arrestuar.

"Në aksin rrugor Prrënjas-Librazhd, shtetasi A.H., 28 vjeç,  banues në Prrënjes, duke drejtuar mjetin tip Audi ka aksidentuar këmbësorin shtetasin M.K., 25 vjeç,  banues në Prrenjas dhe për pasojë ka ndërruar jetë" , sqaroi policia.

Policia tha se drejtuesi i mjetit është larguar nga vendi i ngjarjes dhe pas venies në ndjekje nga Policia është kapur dhe shoqëruar në ambientet e Policisë për veprimet e mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

/NOA.al