Transmetuar më 10-07-2020, 21:00

Ka nisur në një atmosferë aspak normale derbi mes Tiranës dhe Partizanit.

Infektimi i 5 lojtarëve të Partizanit me koronavirus në 48 orët e fundit e ka detyruar trajnerin e Partizanit Adolfo Sormani të mos ulet sot në pankinë.

Të paktën kështu u pretendua, megjithatë nuk përjashtohet mundësia që ose edhe ai të jetë prekur, ose është larguar përfundimisht ngë të kuqtë.

Mësohet se drejtimin e ndeshjes derbi për Partizanin e mori sot zv/trajneri Renaldo Kalari.

Drejtori sportiv Olsi Rama, ka qenë i pranishëm dhe ka zbritur në fushë disa minuta para ndeshjes.

Ndeshja që nisi në ora 20:45, mes Partizanit dhe Tiranës e vlefshme për javën e 33-të të Kategorisë Superiore, do të luhet për shkak të masave ndaj Covid, pa tifozë.

Një derbi i çuditshëm për shkak të situatës së jashtëzakonshme të pandemisë së Koronavirusit.

Tirana 6 pikë para Kukësit në krye të klasifikimit, nën drejtimin e Emanuel Egbo, synon fitoren, për t’u afruar me titullin e 25-të kampion në histori.

Partizani nga ana tjetër synon një vend në Europë.

Ja si e nisën ndeshjen dy ekipet:

Partizani: Hoxha, Idrizaj, Bitri, Belica, Trashi, Telushi, Broja, Kordeiro, Solomon, Braun, Bardhi. Trajner: R. Kalari

Tirana: Lika, Doka, Muça, Vangjeli, Hoxhallari, Batha, Çelhaka, Torasa, Kale, Kobinah, Ngo. Trajner: E. Egbo

Gjyqtar: E. Hamiti

/NOA.al