Transmetuar më 11-07-2020, 08:02

Fundjava parashikohet që të jetë me mot kryesisht të kthjellët, por edhe vranësira në zhvillim në orët e mesditës.

Në Alpe dhe përgjatë relieveve malore vranësirat do të pasohen nga reshje lokale shiu.

Era nga kuadrati i veriut me shpejtesi 1-8m/s, ndersa në orët e pasdites të së diel era fiton intensitet deri në 15m/s kryesisht përgjatë vijës bregdetare.

Parashikimi për të dielën 12 korrik 2020

Shqipëria: Gjate kesaj fundjave do te mbizoterohet nga temperaturat e larta dhe moti i kthjellet ne zonat bregdetare, POR ne zonat malore do te kete rrebeshe te izoluar ne oret e mesdites dhe pasdites.

Kosova: Do te jete me mot te qendrueshem ne pjesen me te madhe te vendit ne fundjave. Ndërsa gjate mesdites ne zonat perendimore do te kete rrebeshe te karakterit lokal.

Maqedonia e Veriut: Dielli dhe temperaturat e larta do te dominojne ne MV gjate fundjaves. Por rrebeshet afat-shkurtra do te shfaqen gjate oreve te mesdites kryesishte ne zonat malore.

Temperaturat min dhe max:

Zonat  malore  17/33°C

Zonat e ulëta  18/36°C

Zonat bregdetare 22/34°C