Transmetuar më 11-07-2020, 08:55

Tre persona kapen duke transportuar drogë në Elbasan, në kuadër të operacionit të koduar “Stëbleva”.

Mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative se tre persona po transportonin lëndë narkotike, u bë organizimi i operacionit, gjatë të cilit u arrestuan Alban Biçaku, 31 vjeç, Shkëlzen Hasa, 31 vjeç dhe Astrit Picaku, 31 vjeç, të tre banues në Durrës.

Në fshatin Stëblevë, Librazhd, gjatë kontrollit të mjetit tip “Nisan”, efektivët e policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale rreth 6 kilogramë lëndë narkotike kanabis sativa.

Aktualisht vijon puna për identifikimin dhe arrestimin e personave të tjerë që janë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Ndaj të dyshuarve për ndjekje të mëtejshme, materialet iu referuan Prokurorisë së Elbasanit, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. /a.y/noa.al