Transmetuar më 11-07-2020, 09:52

Një person me rrezikshmëri të lartë, është vënë në prangat e policisë së Korçës, në kuadër të operacionit të koduar “Ndihmësi”.

Në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, mbi vendndodhjen e një personi me rrezikshmëri të lartë shoqërore, u bë finalizimi i operacionit të koduar “Ndihmësi”, për kapjen e Dhimitër Shkodranit, 39 vjeç, banues në Korçë.

Gjykata e Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në Tiranë, ka vendosur ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Nga veprimet hetimore të kryera, dyshohet se ky shtetas si pjesëtar i një grupi të strukturuar kriminal që operonte në disa vende të huaja dhe në Shqipëri, transportonte në drejtim të vendit tonë, të ardhurat e përfituara nga aktiviteti kriminal i këtij grupi.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë. /a.y/noa.al

Pastronte paratë e një grupi kriminal, kush është “Ndihmësi” me rrezikshmëri të lartë/ EmriLAJMI: https://noa.al/lajmi/2020/07/2174467.html

Publiée par Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA sur Samedi 11 juillet 2020