Transmetuar më 11-07-2020, 09:59
Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e sotëm, ku treni ka përplasur një makinë.
Rreth orës 08:12 të kësaj të shtune, në fshatin Domje 2, treni i linjës Durrës- Kashar me mashinist G.B., ka aksidentuar mjetin me drejtuese shtetasen E.M, duke e spostuar mjetin në kanal.
Nga aksidenti nuk ka persona të lënduar, vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor dhe shërbimet e policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. /a.y/noa.al