Transmetuar më 11-07-2020, 10:38

Dy persona në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar drejt vendit tonë, si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Romën në Itali dhe Interpol Parisin, në Francë.

Në vijim të bashkëpunimit mes Interpol Tirana dhe homologëve për kapjen dhe ekstradimin e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, u ekstradua nga Italia, Dritan Karaj i njohur ndryshe Ethem Ademi, 39 vjeç, lindur në Krujë.

Karaj ishte shpallur ne kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Krimeve të Rënda e ka dënuar me 19 vjet burg, për kryerjen e veprave penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, “Armëmbajtja pa leje” dhe “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”.

Gjithashtu, po nga Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Franca drejt vendit tonë, i Ilir Kellos, 45 vjeç.

45-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Korçës e ka dënuar me 6 vjet burgim, për veprën penale “Mashtrimi”. /a.y/noa.al