Transmetuar më 11-07-2020, 12:40
Foto ilustruese

Një operacion antikanabis i koduar “Dhërmiu” ka goditur dy raste të posedimit të lëndëve narkotike.

Efektivët e policisë, pas kontrollit të ushtruar në Dhërmi, në automjetin “Mercedes Benz” me drejtues shtetasin B. Xh., kanë gjetur dhe sekuestruar dy doza lëndë narkotike të llojit kokainë. Kontrolli ka vijuar edhe në banesën e këtij shtetasi në Dhërmi, ku janë evidentuar të mbjellë edhe disa fidanë kanabis.

Në përfundim të këtyre veprimeve, shtetasi Bernard Xhaka, 28 vjeç, banues në Dhërmi, Himarë, u arrestua në flagrancë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Gjithashtu, në vijim të këtyre kontrolleve, në ambientet e një karburanti, policia ka arrestuar në flagrancë edhe Emiljan Toshkallari, 23 vjeç, banues në Dhërmi, pasi nga kontrolli i ushtruar, iu gjetën të fshehura 54 doza me lëndë narkotike të llojit kanabis sativa.

Ndaj të dyshuarit hetimet janë në vijim, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. /a.y/noa.al