Transmetuar më 11-07-2020, 13:00

Kryeministri Edi Rama reagon sërish ndaj kryedemokratit Lulzim Basha, me një “këshillë miqësore” për të pas marrëveshjes së arritur për reformën zgjedhore.

“Një këshillë miqësore për Lulzim Bashën e kolegët opozitarë jashtë Kuvendit: Lërini sharjet e kërcënimet ju lutem e mos thoni u prish marrëveshja, se ajo marrëveshje u bë me ju e për ju, jo për ne! Ne s’donim e s’duam administratë zgjedhore partiake, prandaj mos na provokoni se s’ua kemi borxh as ne, as populli jo e jo, pasi morët gjithçka deshët!”, shkruan Rama.

Ai thotë se peng Kuvendin e zgjedhësit, të cilëve do t’u jepet mundësia të votojnë për deputetin e jo vetëm për partinë, “nuk i merrni dot!”

Në mbyllje shprehet se, “Po mos na nxisni kundër asaj marrëveshjeje që e bëmë për ju po na lini ta votojmë…”/a.y/noa.al