Transmetuar më 11-07-2020, 14:41
Foto ilustruese

Një person ka mbetur i plagosur, si pasojë e një aksidenti të ndodhur mesditën e sotme.

Rreth orës 13:56, në autostradën Durrës-Tiranë, mjeti me drejtues A.T., ka aksidentuar një drejtues motori ende të paidentifikuar.

I plagosuri, është dërguar me urgjencë në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor dhe shërbimet e policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. /a.y/noa.al