Transmetuar më 11-07-2020, 15:35

Aktualisht Flamurtari i Vlorës, aty ku është deputet kryeministri Rama, nuk ka një president, madje skuadra e njohur e futbollit ra këtë sezon një kategori më poshtë.

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Nard Ndoka e ka ironizuar kryeministrin Rama, duke i sugjeruar të bëhet president i Flamurtarit.

Duke iu referuar deklaratës së djeshme të kryetarit të PD, Lulzim Basha, i cili shprehej “Rama më ka kërkuar të bëhem unë kryeministër dhe ai president”, Ndoka ka bërë propozimin e radhës.

Në profilin e tij zyrtar në “Facebook”, Ndoka shkruan për Ramën: “Pse nuk bëhesh president i Flamurtarit”, në një formë shakaje.

Duket se krerët e partive të vogla nuk e mirëpresin një marrëveshja Basha-Rama për të ndarë pushtetin, pasi në një rast të tillë, hapësirat e tyre shihet gjithnjë e më të vogla.

/NOA.al