Transmetuar më 11-07-2020, 18:44

Një person në Tiranë, tenton të korruptojë punonjësin e Policisë Rrugore për të shmangur masën administrative.

Mësohet se i riu, i cili drejtonte mjetin pa vendosur rripin e sigurimit u vu në pranga nga policia.

Efektivet e Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë, kanë ndaluar në rrugën “Teodor Keko”, drejtuesin e mjetit shtetasin me iniciale V. M., 28 vjeç.

Në momentin që punonjësi i Policisë Rrugore i ka komunikuar arsyen e ndalimit dhe i ka kërkuar dokumentacionin për të plotësuar masën administrative, drejtuesi i mjetit, bashkë me dokumentacionin, i ka ofruar punonjësit të Policisë një kartemonedhë me prerje ëmijë lekë të reja, me qëllim shmangien e gjobës.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë për veprën penale “Korrupsion aktiv ndaj personave qe ushtrojnë funksione publike” dhe materialet proceduriale u referuan pranë Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, për veprime të mëtejshme./noa.al/