Transmetuar më 12-07-2020, 09:00

Një punishte për përpunimin e drurit është përfshirë nga flakët, në Lushnje.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:00 të mëngjesit të sotëm.

Në vendngjarje shkuan menjëherë forcat zjarrfikëse, të cilat pak pak minutash bënë të mundur shuarjen e flakëve.

Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar, por për dëme të konsiderueshme materiale.

Nga dyshimet paraprake mendohet se zjarrin e ka shkaktuar një shkëndijë elektrike, ndërsa ngjarja është nën hetim e sipër.

/NOA.al