Transmetuar më 12-07-2020, 09:11

Makina e tyre u bllokua në një shesh ndërmarrje përgjatë rrugës Arcevian, ku shoferit shqiptar iu bashkua një punëtor me të njëjtën kombësi.

Agjentët e policisë ngritën dyshime mbi praninë e një automjet tip Seat Altea XL me targë polake drejtuar nga një burrë, i cili lëvizte nëpër rrugët periferike të qytetit të Senigallia.

Nga kërkimet e kujdesshme të policisë, të kryera në automjet, mbi njerëzit dhe, më pas, në shtëpinë e punëtorit, janë gjetur 8 kilogramë kokainë (7 pako prej 1.150 kg secila) të fshehura brenda një fundi të dyfishtë të bërë nën sediljet e pasme, nën bagazhin e makinës.

Mjeti drejtohej nga një 33 vjeçar, kurse vendi i fshehjes së drogës u hap në mënyrë elektronike nga një pajisje elektrike e ndërtuar ad hoc dhe që operohej me telekomandim.

Po ashtu u gjetën 5,000 euro, plus 1.300 euro të tjera që shoferi i mbante në xhep, 3 telefona celularë dhe një navigator u gjetën në pjesën e poshtme të dyfishtë.

/NOA.al