Transmetuar më 12-07-2020, 09:49

Qarkullonte me armë gjatë orëve të natës, arrestohet 21 vjeçari nga Shijaku (Emri)

Një 21-vjeçar ra në prangat e policisë teksa qarkullonte me armë zjarri.

Geri Metaj, u prangos në fshatin Sallmone të Shijakut gjatë orëve të vona të mbrëmjes së djeshme.

Arma e sekuestruar është një pistoletë tip TT model 54, ndërsa me vete kishte edhe 14 fishekë. Mbi 21-vjecarin rendon akuza e armëmbajtjes pa leje.

Policia tha se shtetasi "G. M., 21 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë për vjedhje".

"Shërbimet e Policisë, në vendin e quajtur “Sallmone”, Shijak, kanë ndaluar mjetin tip “Mercedez Benz”, i cili rezultoi me targa të vjedhura, me drejtues shtetasin G. M. dhe pas kontrollit të ushtruar, në derën e automjetit u gjet një armë zjarri pistoletë “TT”, me dy karikatorë me 14 fishekë, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale", sqaroi policia mbi ngjarjen.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”, për të cilën parashikohet dënimi me burgim deri në 7 vjet.

/NOA.al