Transmetuar më 12-07-2020, 09:59

Vihen në pranga dy drejtues mjetesh, njëri pa licencë për shërbimin taksi, kurse tjetri nuk kishte vënë rripin e sigurimit. E përbashkëta: të dy tentuan të korruptonin punonjësit e policisë Rrugore.

Në pranga ra fillimisht shtetasi E. N, 39 vjeç, banues në Korçë, i cili është ndaluar me mjetin e tij tip "Benz", duke ushtruar pa licencë shërbimin taksi dhe për të shmangur gjobën, iu ka ofruar ryshfet punonjësve të policisë.

U arrestua po ashtu edhe 22-vjeçari E. H, i cili në lagjen numër 17 të Korçës, është kapur duke drejtuar mjetin tip "BMW", pa vendosur rripin e sigurimit. Por për të shmangur gjobën, edhe ai tentoi të  korruptojë punonjësit e policisë.

Gjatë kësaj jave në Korçë janë pezulluar 7 leje drejtimi, janë vendosur 39 gjoba për mosvendosje të rripit të sigurimit dhe 141 masa të tjera për përdorim celulari gjatë drejtimit të mjetit.

Policia rrugore tha se nuk do të tolerojë askënd që shkel rregullat e qarkullimit.

/NOA.al