Transmetuar më 14-07-2020, 09:41

Duhet të thirrej disa herë Hashim Thaçi, e po ashtu dhe Ramush Haradinaj, pa harruar Fatmir Limajn e Kadri Veselin, por edhe plot të tjerë luftëtarë të UÇK, që qeveria e Kosovës të zërë mend dhe të ndërmarrë një nismë ligjore që mbron ata të cilët luftuan për çlirimin e vendit.

Mësohet se qeveria e Republikës së Kosovës mban sot një mbledhje të posaçme ku në qendër të saj ka një ligj i cili mbron personazhet e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Zyrtarisht njoftohet se sot do të shqyrtohet propozimi për t’i proceduar Kuvendit të Kosovës Projektligjin për Mbrojtjen e Vlerave të Luftës së UÇK-së.

Drafti vjen në kohën kur ish-anëtarë të UÇK-së po përballen me Gjykatën Speciale teksa dje presidenti Hashim Thaçi nisi intervistimin në Gjykatën Speciale në Hagë.

Javën e kaluar, Kuvendi i Kosovës miratoi një rezolutë për unitet politik dhe qytetar në mbrojtje të vlerave të Luftës së UÇK-së.