Transmetuar më 14-07-2020, 20:41

Në Ksamil duket se pushuesit nuk e kanë problem fare të dalin topless në sy të fëmijëve.

Një foto e publikuar nga JOQ, tregon për rastin më të fundit ku dy vajza janë fotografuar topless duke marrë rreze dielli në shezlong, pa e vrarë mendjen fare se janë në një plazh publik.

Ajo që vihet re është se plazhi është familjar dhe pranë tyre ka shumë persona të tjerë.

Një qytetare e cila shprehet e shqetësuar për këtë gjest të tyre, duke e quajtur të papranueshëm.

Qytetarja tregon se vajzat janë shqiptare dhe një prej pushuesve i ka folur atyre lidhur me veprimin. Pas kësaj ato janë veshur./noa.al/