Transmetuar më 15-07-2020, 12:54

Lajmërimi terrorizues nëpër qytet që po frikëson njerëzit, për mbajtjen e maskës

Një njoftim në qytetin e Prishtinës që apelon për mbajtjen e maskës, nuk është pritur mirë nga qytetarët. Mbase nuk ka qenë gjetja e duhur për të dhënë mesazhin sensibilizues.

Sipas mediave vendase, njoftimi në thelb ka pasur për qëllim vetëdijësimin e qytetarëve për vendosjen e maskës mbrojtëse, por është pritur keq nga qytetarët.

“Fotografia e tyre do të jetë këtu sepse nuk keni veshur maskën tuaj për të shpëtuar vetën dhe të tjerët”, shkruan në mbishkrimin e këtij njoftimi.

Nuk dihet se kush fshihet prapa vendosjes së këtyre njoftimeve, përmbajtja e të cilëve po kritikohet në masë të madhe nga qytetarët nëpër rrjetet sociale./NOA.al