Transmetuar më 15-07-2020, 14:19

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj zbulon modelin e maskës së tij të preferuar, pasi ajo të bëhet zyrtarisht edhe e detyrueshme për qytetarët.

Udhëzimi i deritanishëm është që maska të përdoret nga qytetarët shqiptarë, në ambjentet e brendshme.

Valiaj, i shoqëruar nga ish-presidenti, Alfred Moisiu, kishte zgjedhur maska ngjyrë të zezë dhe disi mbi mesataren e madhësisë së zakonshme, për të dhënë ndoshta një mesazh sensibilizues për rëndësinë e përdorimit të tyre.

Gjithsesi, ndoshta është i pari zyrtar i lartë që vendos një të tillë në publik.

"Me Presidentin më të mirë prej krejtve!", shkroi Veliaj krahas fotos me maska.

/NOA.al