Transmetuar më 16-07-2020, 00:46

Vlora, një dashuri e vjetër dhe e re. Një qytet që gumëzhin dhe që bart plot histori, vjen këtë verë, si një destinacion pushimesh i prekshëm për të gjithë. Brigje te bukura, det të kristaltë dhe pak më tutje, freski mali, të gjitha këto, i gjeni ne Vlore, më lire se kurdohere tjeter.

Pandemia e COVID-19 i riktheu qytetit, pushuesit vendas dhe shqiptaret e trojeve shqiptare, në Kosovë e Maqedoni

Kushtet e reja kanë diktuar rregulla specifike, për të cilat pak vend ka për të negociuar. Inspektoriati Shteteror Shendetesor dhe Policia e Shetit monitorojnë pa pushim respektimin e protokolleve anti-covid. Vemëndeje më e madhe përqëndrohet te respektimi i protokolleve të sigurisë dhe subjektete që ofrojnë shërbime monitorohen nga autoritetet.

E zhurmshme, në këtë peridhë me mijëra pushues që mbushin mbrëmjes Lungomaren, Vlora, kërkon një shërbim të përforcuar edhe nga Policia. Të cilët sikurse gjatë ditës në plazh, mbremjeve patrullojnë për të garantuar rendin.

Përgjatë Lungomares, ka pushues, ndonëse jo aq të shumtë në numër si vitet e tjera, por ata që vijnë rikthehen çdo herë në Vlorë.

Kërkesat më të larta vijojnë të jenë atraksionet turistike me skaf ose me anije drejt Karaburunit dhe Sazanit, duke shijuar bukurite e natyrës së virgjer në brigjet e tyre.

Me qindra persona çdo ditë lënë Portin e Vlorës dhe vendin e posaçëm për mjetet e vogla lundruese. Xhino, një menaxher i ri, thotë se këtë sezon veror, këto destinacione janë të prekshme me çmime shumë të favorshme.

E ndërkaq, vija bregdetare e Vlorës, ofron plazhe të dedikuara si për të rinjtë, mbushur me aventuara e adrenaline, ashtu edhe për familjarët me fëmijët e vegjël. Vendi i preferuar i të cilëve mbetet kryesisht Orikumi.

Ky sezon në kushtet e pandemisë, do të mbetet i veçantë, ndaj dhe lutja e kryebashkiakut të Vlorës, është një ftesë për të pushuar në Vlorë.