Transmetuar më 16-07-2020, 03:59

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut ka dalë me rezultatet e zgjedhjeve nga 3467 vendvotime ndër 3480, ose 99% e totalit të votave.

Në këto rezultate kryeson LSDM e Zoran Zaevit, koalicioni Mundemi, me 36%, e ndjekur nga VMRO e cila ka 34.71%.

Nga partitë shqiptare, sipas të dhënave të Komisionit Shtetëror Zgjedhor, BDI ka siguruar 11.48 për qind të votave kurse opozita e drejtuar nga koalicioni Aleanca dhe Alternativa kanë marrë 8.65 për qind të votave.

Partia e krahut të majtë “Levica”, ka fituar 4.13% për qind të votave, ndërsa Partia Demokratike Shqiptare e Menduh Thaçit 1.53% për qind.

Në bazë të këtyre rezultateve Zoran Zaev (LSDM) do të fitojë mandatin për të formuar një qeveri të re.

Sipas Komisionit Shtetëror i Zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut pjesëmarrja në votime ishte 51.14 për qind.