Transmetuar më 16-07-2020, 14:21

Vodafone u njoftua sot mbi disa spekulime që po qarkullojnë në tregun Shqiptar, mbi mundësinë e tërheqjes së kompanisë Vodafone nga Shqipëria.

Vodafone mohon kategorikisht këtë lajm. Vodafone është një prej investitorëve të huaj më të mëdhenj dhe të qëndrueshëm në vend.

Së fundmi, kompania ka zgjeruar aktivitietin e saj me blerjen e operatorit fiks Abcom dhe aktualisht po nis një plan investimi në infrastrukturën e rrjetit, me vlerë 500 milionë euro, investim ky që do të ndryshojë rrënjësisht cilësinë e shërbimeve fikse dhe TV për klientët shqiptarë.

Vodafone konfirmon angazhimin e saj në tregun shqiptar, si një prej tregjeve kyçe të Vodafone në Europë.

ENGLISH VERSION