Transmetuar më 17-07-2020, 14:51

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, pas intervistimit katër ditor nga Prokurorët e Speciales, pritet të kthehet sot në Kosovë.

Sipas “Indeksonline”, që i referohet burimeve pranë Presidentit të Kosovës, Thaçi do të zbresë më parë në Rinas dhe do të vizitojë Tiranën, ku pritet më pas të jap më shumë detaje nga deklaratat e tij në Hagë.

Po ashtu është duke u përgatitur një tubim për t’i uruar mirëseardhjen presidentit Thaçi në pikën kufitare në Morinë, në orën 19:30.

Organizatorët kanë bërë thirrje që qytetarët që marrin pjesë në këtë tubim të kenë flamurin e maskën me vete, duke mbajtur distancë.

“Unë nuk kam bërë asnjë lloj krimi. Tani i mbetet drejtësisë të vendosë paanshëm”, ka thënë Thaçi mbrëmë pasi ka kryer intervistimin në Hagë, ku ishte i thirrur për të dëshmuar mbi akuzat e ngritura ndaj tij./NOA.al