Transmetuar më 17-07-2020, 16:09

Edhe pse shifra ende shqetësuese, në Kosovë është vënë re një ulje e numrit të të prekurve me virusin korona.

Nga raportimet e autoriteteve, në 24 orë janë konfirmuar 103 persona të infektuar.

Për fat të keq 6 pacientë e kanë humbur betejën.

95 pacientë arritën të shërohen plotësisht, përfshi këtu edhe kreu i grupit parlamentar të LDK, Arben Gashi.

Nga ana tjetër sa i përket viktimave sot është raportuar për 6 të tilla, një prej të cilave në Kamenicë, që bëhet dhe viktima e parë me COVID-19 të paktën zyrtarisht në këtë komunë. /k.k/noa.al/