Transmetuar më 17-07-2020, 22:57

I ftuar në emisionin ”Ekopolitikë” në ”RTV Ora”, ish-Minstri i Financave Arben Malaj, i cilësoi si një moment kritik skemat piramidale në vitin 1997.

Malaj u shpreh, se kjo ishte një pasojë e ekonomisë e cila mori hak ndaj politikës.

Arben Malaj: Ishte një moment kritik. Në momentin që u ndjenë shqetësimet e para, pati një deklaratë të ish-Presidentit Berisha, që paratë e shqiptarëve janë të pastra. Në një mënyrë ose në një tjetër, FMN dhe Banka Botërore reaguan pak me vonesë.

Ky ka mbetur një debat i hapur midis qeverisë së asaj kohe dhe institucioneve financiare ndërkombëtare. Pas ngjarjeve të 1996, vjen viti 1997. Po të shikojmë fluksin e rritjes së skemave piramidale dhe dy fondacioneve që u krijuan, ato kanë kulmin e tyre pas këtyre momenteve. U duk sikur gjithçka do kontrollohej nga e njëjta parti.

Arriti një moment që, ajo ideja po t’i mbyllim shpejt piramidat do të humbim pushtetin, krijon atë pasojën ku ekonomia merr hak ndaj politikës.