Transmetuar më 18-07-2020, 14:06

Një lajm tjetër i trishtë për drejtësinë. Ndërron jetë papritur, vetëm pak ditë pasi ishte shtruar në spital një gjyqtarët më të njohur në Prishtinë, Shashivar Hoti. Ngjarjen e ka konfirmuar fillimisht kryetarja e kësaj Gjykate, Afërdita Bytyqi.

Gjyqtari ka qenë në pushim vjetor, ndërsa djali i tij njoftoi se gjendja i është përkeqësuar gjendja ndërroi sot jetë. Hoti nuk ishte testuar nga COVID, sepse nuk kishte dyshime se mund të ishte infektuar.

Pas një sëmundje të shkurtër, gjyqtari i Gjykatës Themelore në Prishtinë, Shashivar Hoti, lajm të cilin e ka bërë zyrtarisht të ditur përmes një njoftimi edhe Gjykata Themelore në Prishtinë, e cila për vdekjen është informuar nga të afërmit e të ndjerit.

“Gjykata Themelore në Prishtinë shpreh ngushëllime familjes, kolegëve, dhe të gjithë miqëve të ndjerit Hoti.

Gjykata përherë do ta kujtoj gjyqtarin Shashivar Hoti për punën e madhe, urtësinë dhe virtytet e larta të tij”, thuhet në njoftim, pas lajmit të trishtë.

Ndërkaq, sot më herët, në Gjilan ndërroi jetë prokurori Ismet Ukshini, duke u bërë viktima e 125-të e koronavirusit, në Kosovë.

/NOA.al