Transmetuar më 18-07-2020, 23:53

Një ngjarje e rëndë me pasojë vdekjen e 2 vëllezërve ka ndodhur në Kosovë gjatë ditës së sotme.

Dy vëllezër kanë mbetur të vrarë në fshatin Repë të Podujevës për çështjen e një toke.

Viktimat janë një 31-vjeçar dhe vëllai i tij 41-vjeçar (ky i fundit ndërroi jetë disa orë më vonë në spital).

I dyshuari si autor i ngjarjes ka qëlluar me kallashnikov ndaj tyre për shkak të pretendimeve për një tokë.

Familjet jetonin pranë njëra-tjetrës duke i ndarë vetëm një rrugë.

Viktima e parë ishte duke kositur tokën në momentin e ngjarjes së rëndë.

Mediat në Kosovë thonë se autori mbërriti nga Britania e Madhe për të kryer vrasjen dhe pas ngjarjes, është arratisur teksa policia është vënë në kërkim të tij.

Në fotografitë nga vendi i ngjarjes shihet traktori i viktimës, ku pranë tij iu gjet edhe trupi.