Transmetuar më 20-07-2020, 12:02

Kryedemoktrati Lulzim Basha ka shprehur mbështetjen e tij të plotë për bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë.

Në konferencën për mediat me Kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti, në kuadër të vizitës së tij në Kosovë, Basha tha se Prishtina është edhe qyteti i tij i dytë pas Tiranës pasi nga viti 2000-2004 ka jetuar aty dhe më tej është shpallur qytetar nderi.

Po ashtu ai u zotua se kur të bëhet Kryeministër, do të heqë taksën dhe traun në Rrugën e Kombit.

“Për bisedimet me Serbinë, ju shpreh mbështetjen e plotë timen, Partisë Demokratike dhe opozitës së bashkuar në këtë përqasje parimore që ka dhe mund të ketë vetëm një përfundim njohjen reciproke mes Kosovës e Serbisë. Tek PD do të keni një partner të devotshëm që ato punë që kemi nisur si Rruga e Kombit dhe liberalizimi ekonomik të vazhdojnë dhe më tej. Një nga vendimet e para të mia, do të jetë heqja e taksës dhe traut në Rrugën e Kombit, një vendim i padrejtë. Rëndon mbi ekonominë e Kosovës dhe të Shqipërisë”, u shpreh Basha.

Ai nënvizoi nevojën e thellimit të bashkëpunimit ekonomik në sa më shumë fusha.

Lidhur me situatën e koronavirusit, u shpreh i inkurajuar nga paketa e masave të marra, qoftë në aspektin shëndetësor qoftë në aspektin socio-ekonomik. /a.y/noa.al

#LIVE – Komunikimi me median pas takimit me kryeministrin e Kosovës Avdullah Hoti në Prishtinë

#LIVE – Komunikimi me median pas takimit me kryeministrin e Kosovës Avdullah Hoti në Prishtinë

Publiée par Lulzim Basha sur Lundi 20 juillet 2020