Transmetuar më 20-07-2020, 12:59

Në takimin që pati me Presidentin Hashim Thaçi në kuadër të vizitës në Kosovë, kryedemokrati Lulzim Basha tha se shprehu mbështetjen në dialogun me Serbinë dhe se bashkërendimi mes të gjitha forcave politike të Kosovës vetëm e forcon dhe fuqizon Kosovën në sfidat me të cilat po përballet aktualisht.

“Theksova bindjen e besimin se bashkërendimi i ngushtë mes SHBA dhe BE ka qenë dhe mbetet një parakusht për suksesin e cdo iniciative në raport me stabilizimin përfundimtar dhe perspektivën europiane dhe euroatlantike të gjithë vendeve të rajonit që e duan këtë dhe në veçanti sa i përket dialogut një bashkërendim i tillë do e fuqizojë e përshpejtojë procesin e dialogut me qëllim njohjen reciproke mes Kosovës dhe Serbisë”, u shpreh Basha.

Lidhur me thirrjen e Presidentit Thaçi në Hagë, Basha i shprehu mbështetje të plotë, duke vlerësuar sakrificën e 22 viteve për lirinë e Kosovës.

“Ju duhet të vazhdojnë të sakrifikojnë në plan personal për të siguruar vazhdimësinë e fruteve të lirisë në veçanti për Presidenti Thaçi dhe bashkëpunëtorët e tij”, deklaroi kryetari i PD. /a.y/noa.al

#LIVE – Deklaratë për median pas takimit me Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi në Prishtinë

#LIVE – Deklaratë për median pas takimit me Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi në Prishtinë

Publiée par Lulzim Basha sur Lundi 20 juillet 2020