Transmetuar më 20-07-2020, 19:41

Një burrë në moshë të thyer u gjet i pajetë pasditen e sotme në Fushë Kosovë dhe raportimet bëjnë të ditur se ishte vrasje me sëpatë ku bëhet e ditur se të ndjerit i është prerë koka.

Policia e Kosovës duke folur zyrtarisht mbi ngjarjen u rezervua të japë detaje. Ajo tha se sot më datë 20.07.2020 rreth ores 16:50 ka marrë një informatë se në Fushë Kosovë ka ndodhur një vrasje.

Për rreth 5 minuta njesitë policore kanë arritur ne vendin e ngjarjes, ku edhe kanë arritur te arrestojne nje person të dyshuar.

Mosha e viktimës është diku rreth 72 vjeçar. Ekziston dyshimi që viktima dhe autori kanë lidhje familjare. Nuk mund ti themi rrethanat dhe nuk mund të flasim derisa të marrim raportet primare nga njësitet relevante. Rasti është konstatuar si “vrasje e rëndë”.  Pas hetimeve intensive do ti zbardhim të gjitha informacionet lidhur me këtë rast", tha policia duke shtuar:

“Dyshohet se në kryerjen e aktit, është përdorur një mjet i mprehtë".