Transmetuar më 20-07-2020, 23:04

Dy edukatore të një kopshti në Kinë, janë filmuar duke dhunuar dy fëmijë, me arsyetimin se ata grindeshin gjatë orarit të fjetjes.

Ngjarja raportohet se ka ndodhur në provincën kineze Zheijiang.

Rasti është mësuar nga njëri prej prindërve, i cili pa shenja në fytyrën e të birit tre vjeç. Pasi kërkoi nga autoritetet me ngulm që të shikoheshin kamerat e sigurisë, rezultoi se dy prej edukatoreve të institucionit dhunonin fëmijët.

“Djali ishte shtrirë duke provuar të flinte. Njëri nga edukatoret përdorte fjalë fyese ndaj një fëmijë tjetër. Djali im u ul për të parë se çfarë po ndodhte, natyrisht se fëmijë është. Në këtë moment edukatorja reagon dhe godet me shuplakë djalin”, tha një prej prindërve, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur.

Ndërkohë raportohet se edukatoret janë arrestuar nga policia dhe ndaj tyre tashmë ka nisur një hetim.