Transmetuar më 21-07-2020, 08:12

Ka ndëruar jetë në moshën 89 vjeçare aktori i mirënjohur Fuat Boçi. Boçi i cili ka lindur në Voshtinë në vitin 1931 dhe ka një karrierë të pasur në teatrin e Bylisit në Fier. Ai ishte aktor themelues i Estradës së Fierit, më 1957.

Rrugën e artit e nisi qysh në moshë të re me pasion e dashuri. Nga elektricist, kino-mekanik, ai u bë edhe artist. Teksa nga një artist amator, më pas ai arriti majat e larta si profesionist në teatrin “Bylis” të Fierit.

Ai ka luajtur shumë role, shumë karaktere, shumë skena në mbarë vendin, por ka spikatur me rolet e: Lipe Shtogu, Belul Gjeraqina dhe Llazi.

Fuat Boçi

Për rolet e spikatura dhe punën e tij të palodhshme Fuat Boçi ka marrë titujt “Artist i Merituar” dhe “Qytetar Nderi” i qytetit të Fierit.

Fuat Boçi