Transmetuar më 21-07-2020, 08:44

Është ndarë sot nga jeta në moshën 89 vjeçare aktori mirënjohur fierak Fuat Boçi. Ai përcillet për në banesen e fundit këtë të martë në orën 12:00.

Boçi ka marre pjese ne rreth 160 premiera duke luajtur mbi 600 role. Krahas varietesë, ka luajtur shume role edhe ne pjese per femije, sikurse ne teatrin e kukullave te qytetit.

Fuat Boçi mban titullin “Qytetar Nderi i Fierit dhe “Artist i merituar”.

Fuat Boçi u lindi në Voshtinë në vitin 1931. Më pas u zhvendos në Fier familjarisht në vitin 1938, ku dhe jetoi deri në fund të jetës.

Rrugën e artit e nisi qysh në moshë të re me pasion e dashuri. Nga elektriçist, kinomekanik u bë artist. Mbaroi shkollën e mesme të aktrimit pa shkëputje nga puna, në të mirënjohurën "Jordan Misja". Nga artist amator arriti majat e larta si profesionist në teatrin "Bylis" të Fierit.

Roli i tij më i njohur është në skeçin monolog, "Doni më për Belulin ", i cili mbetet aktual edhe sot në shoqërinë shqiptare ".

Për këtë rol, në një intervistë ai u shpreh: "Belul Gjeraqina është një monolog i Qamil Buxhelit. Një monolog shumë interesant që më ngjiti. Ishte një material humoristik tepër elegant dhe i gjatë, por që të mbante mbërthyer. Me regjisorin Kulla kam punuar shumë për këtë rol që të dilte i bukur dhe të mos dukej i lodhshëm. Dhe në fakt ashtu doli, një rol i bukur, me shumë detaje dhe nuanca të këndshme, që bënte që spektatori të qeshte nga fillimi në fund të monologut. Ky monolog kishte gjetje artistike, kishte atmosferë dhe qëndron edhe sot aktual. Pra, vë në qendër njeriun që mbivlerëson veten".