Transmetuar më 21-07-2020, 09:58

Koronavirusi i merr jetën mjekut të njohur, Fadil Zuka, shqiptar i Kosovës.

Mjeku u nda nga jeta si pasojë e koronavirusit, ndërsa si sëmundje bashkëshoqëruese kishte edhe diabetin.

Oda e Mjekëve të Kosovës bën me dije se Fadil Zuka është doktori i parë që humb betejën me koronavirus.

“Ndahet nga jeta mjeku familjar Dr. Fadil Zuka. Dr.Zuka i takonte gjeneratës së mjekëve që ishin të persekutuar nga regjimi serb dhe kishin bërë shumë sakrifica për të ju shërbyer popullatës shqiptare që nga vitet ‘90-të.

Në kohët më të vështira kishte shërbyer në Ambulanten e Shoqatës Humanitare ‘Nëna Terezë’ në Viti, pastaj në Pozheran”, thuhet në njoftim. /a.y/noa.al