Transmetuar më 21-07-2020, 20:35

Fotoja e një protestueseje, e cila është shfaqur lakuriq gjatë një proteste anti-raciste në SHBA, “ka pushtuar“ mediat sociale.

Ajo është konfrontuar me forcat e policisë në mënyrë shumë ndryshe, duke hapur këmbët e duke qendruar lakuriq në mes të rrugës.

Nga fotot e publikuara, ajo mbante një maskë të zezë në fytyrë dhe një kapele. Kështu ka qendruar para oficerëve të policisë.

Policia po e qëllonte me gaz lotsjellës, por protestues të tjerë u afruan për ta mbrojtur.

Ajo qëndroi ashtu për rreth 15 minuta para policisë në qytetin e Portland dhe më pas iu bashkua turmës.