Transmetuar më 21-07-2020, 21:07

Një sherr masiv ka ndodhur gjatë ditës së sotme në Kosovë. Ngjarka ka ndodhur në qendër të Prizrenit, konkretisht në lagjen Ortakoll, në mes të ditës.

Dy persona janë sulmuar nga disa të tjerë mes të rrugës. Sipas mediave vendase, që i referohen policisë së Kosovës në Rajonin e Prizrenit, personat e lënduar janë dërguar për ndihmë mjekësore.

Dyshimet e para janë se të lënduarit kanë kryer disa vjedhje dhe për këtë arsye ka ndodhur edhe përleshja.