Transmetuar më 22-07-2020, 07:44

Një koronavirus ende i panjohur është përhapur me shpejtësi kohët e fundit në Kazakistan, vend transkontinental i vendosur në Azinë Qendrore me pjesët më perëndimore të tij në Evropën Lindore.

Përqindja e vdekshmërisë nga ky koronavirus rezulton të jetë më e lartë se ajo e COVID-19. Shfaqja e këtij koronavirusi që ka simptoma të njëjta të rënda me COVID-19, pneumoninë, ka bërë që të lindin dyshime tek laboratori biologjik amerikan në Kazakistan.

Gazeta e Kazakistanit "Regional", raporton se presidenti i vendit Kassim Jomart Tokayev tha se tani një koronavirus viral, i panjohur, po përhapet në Kazakistan. Një funksionar i shëndetësisë nga ana e tij njoftoi se në gjysmën e parë të vitit 2020, në Kazakistan u regjistruan 98 546 raste të koronavirusit të panjohur dhe më shumë se 600 vdekje vetëm në qershor.

"Ata që bëjnë tampon për COVID-19, për këtë lloj virusi dalin negativë, por infektimi nga koronavirusi i panjohur ka përfshirë 100 mijë njerëz. Përqindja e vdekshmërisë është shumë e lartë, dhe tani ne jemi duke e monitoruar plotësisht këtë lloj virusi," tha ministri i Shëndetësisë së Kazakistanit Alexei Tsoi.

Shfaqja e papritur e "virusit të panjohur" bëri që biolaboratori i ushtrisë amerikane në Kazakistan të vihet në qendër të vëmendjes së publikut.

Laboratori biologjik amerikan në Almati të Kazakistanit është themeluar në vitin 2010 me një investim prej 60 milionë dollarësh amerikanë dhe funksioni i tij është të studiojë dhe të ruajë viruse të rrezikshme.

Uebsajti kirgizistanas "Stanradar" thotë se qëllimi i këtij biolaboratori është mbledhja e të dhënave të ADN-së të popullsisë vendase, të kafshëve dhe të bimëve. Nga ana tjetër, ky laborator mbledh gjithashtu shumë viruse të rrezikshme.

Në një intervistë me gazetën "Regional", Ainur Kumanov, kryetari i Federatës së Lëvizjes Socialiste të Kazakistanit, tha:

"Laboratori biologjik ekziston për krijimin e viruseve të modifikuara të bimëve për ShBA-në. Siç e kemi parë, që nga krijimi i laboratorit, shpërthimi i sëmundjeve në Kazakistan nuk është ulur, por është rritur. Gjatë epidemisë së koronavirusit të ri, shqetësimi i qytetarëve për laboratorin biologjik të Almatit është rritur. Ekzistenca e laboratorit biologjik amerikan është bërë një çështje serioze gjeopolitike. Unë e quaj atë ‘bomba virusale amerikane’ në rajon, dhe kjo bombë ka ndikuar mbi vendet fqinje."

Sipas Agjencisë Ruse të Lajmeve “Sputnik”, ShBA-ja ka hapur më shumë se 200 biolaboratorë në të gjithë botën, duke përfshirë Ukrainën, Gjeorgjinë, Armeninë, Kazakistanin, Afganistanin etj. Qeveria ruse beson se ShBA-ja po përpiqet të fshehë qëllimin e vërtetë të laboratorëve të vet biologjikë globalë.

Sekretari i Këshillit të Sigurisë të Rusisë Nikolai Patrushev tha: "Megjithëse ngritja e laboratorëve biologjikë amerikanë përputhet me kornizat e marrëveshjeve ndërkombëtare, duhet të sigurohemi që puna kërkimore e këtyre laboratorëve të jetë transparente dhe që ekspertë të pavarur e përfaqësues joqeveritarë të vlerësojnë sigurinë e tyre. Kështu mund të zhdukim spekulimet mbi laboratorët biologjikë”.