Transmetuar më 22-07-2020, 12:10

Një vajzë amerikane nga Texas, e cila injoronte masat e marra nga autoritetet, për të frenuar përhapjen e koronavirusit, ka një mesazh për të gjithë.

Pas 79 ditësh qëndrimi në spital, 24-vjeçarja Paola Castillo, më në fund e ka mposhtur virusin.

E reja e cila rrezikoi seriozisht që të humbte jetën, tregon se për 30 ditë, ka qenë e lidhur me ventilatorë në terapi intensive.

Në mesazhin drejtuar qytetarëve e reja thotë, se kishte kontakte rregullisht me njerëzit dhe besonte se virusi nuk do e prekte.

“Asnjëherë se kisha menduar që do të infektohesha. Ndoshta po ta kisha vendosur sistematikisht maskën, nuk do të ndodhesha e shtruar në spital”, thotë Paola për mediat vendase. /a.y/noa.al