Transmetuar më 22-07-2020, 12:39
Bekim Dauti

Koronavirusi i merr jetën një arkitekti të njohur shqiptar, i cili është ndarë nga jeta në moshën 53-vjeçare.

Bëhet fjalë për arkitektin nga Kosova, Bekim Dauti, i cili pavarësisht trajtimit në spital, nuk ia ka dalë që të mposhtë virusin.

Lajmi i hidhur është bërë me dije nga Shoqata e Arkitektëve të Kosovës.

“Lajm i hidhur për Arkitekturën në Kosovë. Edhe një jetë e mori Virusi Corona. Kolegu ynë tashmë i ndjerë z.Bekim Dauti (1967-2020) na la për të shkuar në përjetësi pas betejës së humbur me Covid-19. Ngushëllime të gjithë arkitektëve dhe familjes Dauti nga Shtimja! U prehtë në paqe kolegu dhe miku ynë!”, thuhet në mesazh. /a.y/noa.al