Transmetuar më 22-07-2020, 21:56

Bëhet fjalë për një person nga Kamenica, i cili nuk ka mundur ti mbijetojë virusit vdekjeprurës.

Lajmin e bëri të ditur kryetari i komunës, Qëndron Kastrati.

“Fatkeqësisht edhe një qytetar nga komuna jonë humbi betejën me COVID 19. Ky është rasti i dytë i konfirmuar sot nga IKShP që ka përfunduar me fatalitet, kurse numri i të vdekurve nga virusi SARS-CoV-2 ka arritë në tre. Pa dashur të shkaktoj panik, ju lus të gjithëve për kujdes! Respektoni udhëzimet sepse tani kujdesi ndaj vetes e njerëzve përreth varet prej nesh. Ngushëllime të sinqerta familjes!” ka shkruar Kastrati.