Presidenti Trump rikthen daljet e përditshme për pandeminë: Situata po bëhet më keq nga virusi kinez
Transmetuar më 23-07-2020, 00:30

Presidenti amerikan Donald Trump vendosi të rikthejë konferencat e përditshme për media të task-forcës së Shtëpisë së Bardhë “për t’i dhënë informacione publikut”,.

Dje në konferencën e parë për shtyp në disa muaj, të fokusuar tek pandemia, Trump u tha të vërtetën reporterëve në Shtëpinë e Bardhë lidhur me situatën emergjente në SHBA ndërsa theksoi se Amerika dhe e gjithë bota po përballen me virusin e padukshëm kinez.

Paralajmërimi i z.Trump ishte shumë shqetësues: “Jemi në një proces të zhvillimit të një strategjie që do të jetë shumë e fuqishme. Disa zona të vendit tonë po ia dalin mirë, disa të tjera jo dhe aq mirë. Me shumë mundësi, për fat të keq, situata do të shkojë shumë keq përpara se të përmirësohet. Kjo është diçka që nuk do doja ta thosha, por kështu është”.

Ndërsa sot z.Trump u ndal te vaksinat kundër virusit kinez. Ai njoftoi se Pfizer dhe firma gjermane BioNTech SE do të marrin 1,95 miliardë dollarë nga qeveria amerikane për të prodhuar dhe shpërndarë 100 milionë doza të vaksinës së tyre për COVID-19.

Marrëveshja e lejon qeverinë e SHBA të blejë 500 milion doza shtesë, tha z.Trump.

Administrata e Presidentit Donald Trump ka rënë dakord të shpenzojë miliarda dollarë për zhvillimin dhe blerjen e një vaksine të mundshme. Administrata ka ndërmarrë operacionin “Warp Speed”, për të përshpejtuar zhvillimin e vaksinave, kurave dhe diagnostikimeve për koronavirusin.

President Trump Holds a News Conference

Next—President Trump holds a news conference.

Publiée par The White House sur Mercredi 22 juillet 2020

Loading...