Transmetuar më 23-07-2020, 09:16

Kryedemokrati Lulzim Basha reagon lidhur me dhjetë vjetorin e vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për shpalljen e pavarësisë së Kosovës

Basha thotë se 10 vjet më parë GJND konfirmoi se shpallja e pavarësisë së Kosovës ishte në përputhje me të drejtën ndërkombëtare.

Ai shprehet se sot është koha për njohje reciproke mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë dhe se kjo i shërben qytetarëve të dy vendeve, paqes dhe stabilitetit të rajonit.

“Shqipëria në krah të Kosovës me diplomacinë e saj dhe në koordinim të plotë me partnerët tanë strategjikë SHBA dhe BE, dha gjithçka për shpalljen e pavarësisë dhe njohjen ndërkombëtare të Kosovës. Së bashku, në krah të njëri-tjetrit, do të përballojmë çdo sfidë e sigurojmë të ardhmen”, shkruan Basha. /a.y/noa.al