Kina denoncon kërcënime me atentate ndaj ambasadës në Washington
Transmetuar më 24-07-2020, 08:10
Presidenti kinez Xi Jinping

Kina denoncon kërcënime me vdekje dhe atentate ndaj ambasadës kineze në Washington, SHBA.

Ky denoncim vjen pas vendimit të Departamentit Amerikan të Shtetit, për të mbyllur konsullatën e përgjithshme kineze në Houston, të Texas.

Ky fakt u denoncua nga zëdhënësi i ministrisë së Jashtme të Pekinit, Hua Chunying.

“Si rezultat i zemërimit dhe përçmimit të nxitur nga qeveria e Shteteve të Bashkuara, ambasada kineze mori një pako bombë dhe kërcënime me vdekje”, shkroi ai.

Në denoncim thuhet se kërcënimi bëhet në adresë të diplomatëve kinezë dhe se kjo gjë është konfirmuar edhe nga ambasada në SHBA.

“Për shkak të stigmës kokëfortë dhe të pamatur dhe nxitjes së përbuzjes nga Shtetet e Bashkuara, ambasada kineze në SHBA ka marrë kërcënime ndaj sigurisë dhe misionit diplomatik më shumë se një herë”, thuhet në një deklaratë zyrtare të ambasadës.

Situata mes Kinës dhe SHBA paraqitet e tensionuar qysh pas shfaqjes së koronavirusit, ku Washingtoni e akuzon gjigantin aziatik se ka fshehur informacion rreth virusit. /a.y/noa.al

Loading...