Transmetuar më 24-07-2020, 08:42

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

Pas zërave se kreu i PDK është infektuar me Covid-19, ai konfirmoi se i është nënshtruar testit dhe është izoluar.

Por në mbrëmje konfirmoi se përgjigja e testit e ka nxjerrë të infektuar.

“Të dashur qytetarë, pak çaste më parë u njoftova nga IKSHP se kam rezultuar pozitiv në testin e kryer për Sars-CoV-2. Unë jam mirë me shëndet dhe deri në shërim të plotë do të qëndroj në vetizolim.

Ju ftoj të gjithëve që t’i respektoni masat, t’i vendosni maskat, të mbani distancën dhe higjienën!”, shkruan Veseli. /a.y/noa.al