Transmetuar më 24-07-2020, 18:24

Një person në Shtetet e Bashkuara u dënua gabimisht me burgim të përjetshëm, por gjithsesi kaloi 23 vite pas hekurave.

Një vit pas lirimit, Rciky Kidd ka nisur një jetë të re, nga e para.

Ai u dënua gabimisht për vrasjen e dy personave dhe u dënua në vitin 1997 me burgim të përjetshëm. Kërkesa e tij për ta apeluar çështjen u pranua në vitin 2019.

Ricky ka nisur një cikël të ri në jetën e tij, është fejuar me 29-vjeçaren Daën Elizabeth dhe shumë shpejt presin fëmijën e tyre të parë.

“Ndihem mirë tani. Jam i gatshëm të jetoj përsëri jetën time dhe të ndihem sikur kam kaluar një makth dhe tani jam drejtuar drejt një ëndrre të bukur”, ka thënë ai.