Një burrë doli sot lakuriq në rrugë, duke mos veshur asgjë tjetër përveç një palë mbathje të improvizuara nga një maskë fytyre.
Kalimtarët u befasuan kur ai doli nga banesa dhe nisi të ecte përgjatë rrugës kryesore të Oxford.
Vënia e maskës është e detyrueshme për mijëra dyqane, por edhe në rrugët pranë tyre, në Britaninë e Madhe. Burri ende i paidentifikuar vendosi të tallej me rregullat e reja sot, duke modifikuar maskën në një palë mbathje", raporton NOA.al.
Kalimtarët dukeshin të bezdisur, ndërsa njeriu i veçantë dhe gati lakuriq me besim se kishte bërë gjënë e duhur, vazahdoi rrugën i qetë.
Në Angli kanë shpërthyer zënkat dhe ka pasur sherre kohët e fundit, në rrugicat e supermarketeve pasi shitësit ndeshen vazhdimisht me klientë që nuk duan të mbajnë maskë.
Policia tani po u bën thirrje dyqaneve të refuzojnë hyrjen e njerëzve që nuk mbajnë maska.
Janë këto disa nga pasojat e tjera, veç atyre shëndetësore, që po lë pas pandemia.
/NOA.al