Transmetuar më 24-07-2020, 20:16

Macet dhe qentë kanë të ngjarë të infektohen me SARS-CoV-2, po aq sa edhe njerëzit.

Ky është përfundimi i një studimi në Italinë veriore. Po ashtu ky është edhe studimi më i madh i bërë për kafshët shtëpiake deri më tani, lidhur me mundësinë që ato të preken nga COVID.

Nicola Decaro në Universitetin e Barit dhe kolegët e tij morën kampionë nga hundët, fyti ose rektali, prej 540 qensh dhe 277 maceve në Italinë veriore, midis Marsit dhe Majit", raporton NOA.al

Kafshët që jetonin në shtëpi me njerëz të infektuar, ose në rajone të prekura rëndë nga COVID-19, rezultuan se ishin prekur me të njëjtin masë sa edhe njerëzit.

Asnjë nga kafshët shtëpiake nuk doli pozitive në kohë për ARN virale ose SARS-CoV-2, por në testet e mëtejshme të antitrupave kundër virusit që qarkullon në gjakun e disa kafshëve, studiuesit zbuluan se rreth 3% e qenve dhe 4% e maceve treguan prova të mëparshme të infeksionit.

Shkalla e infeksionit midis maceve dhe qenve ishte e krahasueshme me ato mes njerëzve në Evropë, në kohën e testimit, duke sugjeruar që nuk është aspak e rrallë që kafshët shtëpiake të infektohen po aq sa edhe njerëzit. Çështja është te izolimi dhe tamponi, sepse kafshët nuk i nënshtrohet një procedure të tillë, për të mos përhapur infeksionin.

Gjetjet nuk janë duke u shqyrtuar akoma nga ana shkencore.

Studimi (EI Patterson et al. Preprint në bioRxiv http://doi.org/d4r7; 2020 ).

/NOA.al