Transmetuar më 24-07-2020, 23:32

Ashtu siç kishte premtuar Kryeminsitri Rama, ‘kërpudha’ që u shkatërrua para kryeministrisë, nga protestuesit e opozitës gjatë vitit të kaluar, se do të vendosej sërish, madje më e madhe, ashtu edhe ka ndodhur.

‘Kërpudha’ këtë herë është vendosur pas godinës së kryeministrisë, me përmasa më të mëdha se ajo që ishte në fillim.

Sakaq, me të përfunduar ish-deputetja e PD-së Grida Duma, ka ironizuar veprën artistike të kryeministrit.

"Në kohë pandemie, tërmeti, rrënimi ekonomik, pamundësisë për të mbijetuar duke emigruar, qeveria i kthen shpinën çdo problemi dhe merret me hobet personale!", është shprehur ajo, lidhur me këmbënguljen e Ramës, për të vendosur kërpudhën pranë godinës së Kryeministrisë.

Kujtojmë se ishte një personazh mediatik i njohur si "ujku i Cërrikut" ai  që prishi gjatë protestës së opozitës ‘kërpudhën’ e parë, ndërsa për gjestin atij iu desh të bënte rreth një vit burg.

/NOA.al